Thursday, February 2, 2012

0.6 Elvana premton një verë të ‘nxehtë’

Elvana Gjata, e cila vitin e kaluar ishte shumë aktive në muzikë, ka pohuar se këtë vit do të angazhohet edhe më shumë.
Këngëtarja nga Shqipëria ka pohuar në rrjetin social Facebook se vera e ardhshme do të jetë edhe më e nxehtë dhe më e bukur se nga ajo që e lamë pas.
Elvana vitin e kishte publikuar albumin e saj “Afër dhe larg” i cili ka arritur mjaft sukses. Ajo gjithashtu ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë videklipin e këngës “Gjaku im

0.5 Lil Wayne lanson klipin “Mirror” me Bruno Mars

Reperi i njohur amerikan, Lil Wayne, ka sjellur për adhuruesit e tij edhe klipin e këngës “Mirror”, një hit në bashkëpunim me Bruno Mars.
Krijuesi i hitit “She Will”, ka vendosur t’ia bashkangjesë së bashku me Cash Money Records klipin këngës hit “Mirror” një klip ku dominon ngjyra e kuqe dhe që sigurisht do të jetë shumë polemizues në ditët në vazhdim.
Kënga “Mirror” bën pjesë në albumin më të ri të Lil Wayne, “Tha Carter IV” i cili ka thyer rekordet e shitjes në SHBA. 

Wednesday, February 1, 2012

Fito para online

Nese deshroni te fitoni para online dhe keni kohe , jepni nje shikim faqes ClixSense.Eshte faqe ku mund 
te fitoni para duke shikuar reklamat e ndryshme apo qe njihen si PTC (pay to click).Une jam duke e perdorur
qe 2 muaj dhe deri tani kam fituar 62 Euro.Faqja ka mbi 33 mij fansa ne Facebook qe edhe nje tregues per seriozitetin dhe besueshmerin e faqes.Nese  jeni te interesuar mund te regjistroheni duke klikuar me poshte!


Saturday, December 3, 2011

0.4 Ja pse nuk duhet te bejme shume seks ne adoleshence


Marrëdhëniet seksuale që në adoleshencë mund të ndikojnë në humor të keq, ndryshim në zhvillimin e trurit dhe reduktimin e riprodhimit të indeve të trupit më vonë gjatë jetës.
Ky ishte përfundimi i arritur nga disa shkencëtarë të Universitetit të Ohajos. Sipas studimit të publikuar të premten, diçka ndodh pasi në atë moshë truri është ende duke u zhvilluar.
”Pasja e marrëdhënieve seksualë që në moshë të hershme krijon pasoja negative”, deklaroi John Morris, një prej bashkautorëve të studimit.
Përfundimi u arrit pas anketimeve dhe testimeve në një grup kaviesh. Kavie 40-ditëshe, ekuivalente me moshën 16-20-vjeçare tek njerëzit, u bashkuan me femra 80-ditëshe, në kërkim të marrëdhënieve.
Katër muaj më pas, një metodë specifike u përdor për të matur humorin e minjve, i cili në rastin e atyre që kishin pasur marrëdhënie, dukej më i ulët.
Arsyet dhe mënyra se si ndikon seksi në këtë deformim janë ende të paqarta. Në të njëjtën mënyrë duket se vepron edhe trupi i njeriut ndaj marrëdhënieve, të paktën sipas rezultateve të testimeve.

0.3 Urime ditëlindjen Britney Spears



Pop ylli amerikan, idhulli i shumë vajzave anembanë botës, Britney Spears sot e feston ditëlindjen e saj të 30-të.
Britney ka kaluar një rrugë të gjatë na karrierën e saj në show biz, duke lansuar shtatë albume super të shitura, duke marrë një çmim Grammy, dhe duke lansuar një perandori parfumësh multi-milionë dollarëshe, pa përjashtuar as faktin që është nënë e dy djemve.
Ajo kaloi edhe nëpër momente të këqija në vitin 2008, teksa dështoi në dy martesa. Së fundmi ajo është rikthyer me albumin “Femme Fatale”, ndërsa emër të njëjtë kishte dhe turneu që gjeneroi 6 milionë dollarë në 10 koncertet e para.
Hitet më të mëdha të Britney Spears janë “Toxic”, “Piece Of Me”, “Womanizer” dhe së fundmi edhe “Hold It Against Me”.

0.2 Postimi i pare - Koncerti i The Game



Prishtina do të jetë sonte dëshmitare e një prej koncerteve më të mëdha të organizuara ndonjëherë në Kosovë, pasi në skenën e sallës “1 Tetori” do të aterojë reperi i njohur The Game.
The Game është nisur nga Berlini në ora 10:40, ndërsa në këto momente ka ateruar në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës. Shoqëruesi i tij, beatboxeri “Eklips” ka arritur më herët në Prishtinë.
Duke filluar nga ora 20:00 do të fillojnë para grupet si: Kaos, Dj Flow Singullar etj, e më pas pritet të dalë në skenë reperi The Game duke e vazhduar koncertin me këngët e tij rreth 45 deri në 60 minuta.

0.1 Pershendetje

Pershendetje, une jam maSS nga Prishtina. Sod hapa kete blog per te kaluar kohen dhe per te postuar gjera interesante per ti shperndar me ju.Prisni shume gjera te bukura nga ky blog dhe deshiroj qe ky projekt te jet i sukseshem.Sapo te fillojme te kemi me shume vizitor do te marrim edhe admina tjer per te menagjuar faqen.Kaloni sa me mire.