Pop ylli amerikan, idhulli i shumë vajzave anembanë botës, Britney Spears sot e feston ditëlindjen e saj të 30-të.
Britney ka kaluar një rrugë të gjatë na karrierën e saj në show biz, duke lansuar shtatë albume super të shitura, duke marrë një çmim Grammy, dhe duke lansuar një perandori parfumësh multi-milionë dollarëshe, pa përjashtuar as faktin që është nënë e dy djemve.
Ajo kaloi edhe nëpër momente të këqija në vitin 2008, teksa dështoi në dy martesa. Së fundmi ajo është rikthyer me albumin “Femme Fatale”, ndërsa emër të njëjtë kishte dhe turneu që gjeneroi 6 milionë dollarë në 10 koncertet e para.
Hitet më të mëdha të Britney Spears janë “Toxic”, “Piece Of Me”, “Womanizer” dhe së fundmi edhe “Hold It Against Me”.
No comments:
Post a Comment